Subscribe

Pagat e pedagogëve nuk do të rriten më. Kjo është përgjigjja e qeverisë për profesorët protestues, që kërkojnë paga 50 për qind më të larta, në dy vjet.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë unforme sepse kërkojnë sindikatat ka mbaruar bashkë më ligjin për arsimin e lartë.

 

Pasi kërkoi mirëkuptimin e pedagogëve se për periudhën në të cilën ndodhemi buxheti i shtetit mund të përballojë një rritje prej 7 për qind, e cila u bë në javën e parë të tetorit, sqaroi se pagat e profesorëve do të rriten në vijim, por jo për të gjithë njëlloj. Kriteri do të jetë produktiviteti i tyre ndaj studentëve dhe vetë universitetit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Është hera e fundit që bëjmë rritja page uniforme. Do të mbështesim më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë.

 

Në takimin e kryeministrit Edi Rama me rektorët u tha se mbështetja financiare që universitetet publike do të marrin nga shteti, do të varet nga renditja për cilësinë e mësimdhënies apo kërkimit shkencor në nivel kombëtar.

 

EVIS KUSHI

 

MINISTRE E ARSIMIT

 

Universitetet që performojnë më mirë natyrisht do të kenë mbështetje më të madhe nga buxheti i shtetit.

 

Ministres së Arsimit Evis Kushi, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha i kujtoi se ligji i arsimit të lartë parashikon që pa akreditimin e programeve mësimore nuk mund të përcaktohet se cili universitet është më i mirë.

 

ARTAN HOXHA

 

REKTOR I UNIVERSITETIT TE TIRANES

 

Procesi i akredimit duhet të jetë më i lehtësuar nga burokracitë, me pak i kushtetushëm për isntiucionet. Kemi frikë të akreditohemi. Ne si universitet i Tiranë kemi 160 programe studimi, 44 kemi fututr. Janë 400 milionë lekë, Është shumë para që ne na ikën.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

I bënin ligjet për vete dhe pastaj e hanin me ligjet e tyre. Juve se keni menduar kështu, që kështu neve nuk na akuzoni dot. Edhe sikur të jetë e shkruar nga ju, nuk është e shkruar në gur. Kështu që ju e bëni, ju doni ta zhbëni, hajde të flasim.

 

Në angazhimin e qeverisë për t’i bërë të njohura diplomat e shkollës së lartë jashtë vendit dhe për t’i renditur universitetet shqiptare në 200 më të mirat në Evropë, Edi Rama hodhi idenë e bashkimit të disa universiteteve në një të vetëm.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Një shembull, universiteti i Tiranës mund të rrite në rankimin e vetë, nesë ka në umbrrellën e vetë, universitetin e mjekësisë. Një vend kaq i vogël që ka në gjithë tërritorin e vetë, universitete gjeneraliste. Për shkak të faktit që bazohen te nevoja për financim të drejpërdrejt shtojnë ujë dhe miell dhe faktikisht shtojnë mediokritetin.

 

Shtatë vite nga mbyllja e disa universiteteve private për mosplotësim të kritereve të ligjshmërisë, kryeministri tha se është koha që të bëhet një kontroll i dytë, ku përfshihen edhe ato publike.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nuk mund ta pranojmë të kemi pedagogë të rregjistruar në librin e pagave sikur punojnë fasonë. Nuk e ha njeri, se është shumë e rëndë. Ne do t’i bëjmë një thirrje paraprakisht universiteteve private por edhe pedagogëve që në rast se ka mospërputhje mes pagës së deklaruar dhe të marrë duhet ta korrigjojnë sepse procesi do të shkojë në konmtrollin e pasurisë.

 

Në takimin me kryeministrin, që si qëllim kishte nisjen e punës për të bërë renditjen e universiteteve sipas performancës, asnjë nga rektorët nuk përmendi 9 kërkesat e shumicës së pedagogëve për qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *