Shumë njerëz duan të “heqin qafe” rrudhat dhe zgjidhjen e gjejnë tek botoksi. Por një studim i ri tregon se kjo nuk është më e nevojshme. Sipas studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë, rrudhat tek gratë e moshuara mund të reduktohen duke ngrënë mango.

 

Në studim u përfshinë 28 gra në postmenopauzë. Ato u ndanë në dy grupe. Njëri grup hëngri gjysmë filxhani mango katër herë në javë për katër muaj, ndërsa tjetri konsumoi 1 gotë e gjysmë për të njëjtën periudhë.

 

Studiuesit përdorën kamera me rezolucion të lartë për të vlerësuar rrudhat e fytyrës së grave si para edhe pas shtimit të mangove në dietën e tyre.

 

Profesori Robert Hackmna, një autor i studimit, tha: “Sistemi që përdorëm për të analizuar rrudhat na lejoi që jo vetëm të vizualizojmë rrudhat, por të përcaktojmë dhe të masim rrudhat. Kjo ishte jashtëzakonisht e saktë dhe na lejoi të kapim më shumë sesa shfaqjen e rrudhave ose atë që syri mund të shohë.”

 

Rezultatet zbuluan se gratë që hëngrën gjysmë filxhani mango katër herë në javë panë një rënie prej 23% të rrudhave të thella pas dy muajsh.

 

Por nga ana tjetër, gratë që hëngrën 1 gotë e gjysmë mango panë një rritje të rrudhave.

 

Vivien Fam, e cila drejtoi studimin, e shpjegoi kështu këtë:  “Gratë që hëngrën një filxhan e gjysmë mango për të njëjtën periudhë kohe panë një rritje të rrudhave. Kjo tregon se ndërsa disa mango mund të jenë të mira për shëndetin e lëkurës, shumë prej tyre mund të mos jenë.”

 

Arsyeja mbetet e paqartë,  por studiuesit besojnë se beta-karoteni dhe antioksidantët në mango mund të ndihmojnë në vonimin e dëmtimit të qelizave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *