Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane: Ka pasur...

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të merret vetëm...

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari që u...

I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli...

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër tregtare u...

Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të pavarur nga...

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima...

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë nartotike të...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy makina, 3 persona...

Harris, migrantëve në Guatemalë: “Mos ejani!”

8 Qershor 20:45

Gjatë një vizite në Guatemalë, Nënpresidentja e SHBA, Kamala Harris u shpreh në favor të bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve për çështjet e migrimit. Qëllimi duhet të jetë luftimi i shkaqeve të largimit nga ky shtet i Amerikës Qendrore dhe gjetja e zgjidhjeve për “problemet që ekzistojnë prej kohësh”, tha Harris në një takim me Presidentin Alejandro Giammattei në Guatemala City.

Harris i paralajmëroi banorët e shtetit të mbytur nga varfëria dhe dhuna që të mos udhëtojnë në SHBA në mënyrë të paligjshme: “Mos ejani!”, tha ajo. Kushdo që e provon do të kthehet pas në kufi. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të zbatojnë ligjet e tyre dhe të sigurojnë kufirin e tyre. Nënpresidentja e SHBA-së njoftoi se ajo do të ngrinte një grup pune kundër kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore së bashku me Guatemalën.

Hallkë e dobët: korrupsioni

Pas intervistës, vizitorja u tha gazetarëve se ajo dhe nikoqiri i saj kishin pasur një bisedë “energjike, të sinqertë”. Në gjuhën diplomatike, ky formulim zakonisht nënkupton një polemikë të ashpër, e cila me sa duket lidhej me çështjet e korrupsionit dhe pavarësisë së gjyqësorit. Qeveria e SHBA dëshiron të krijojë një njësi të veçantë antikorrupsion në Amerikën Qendrore, e cila do të mbështesë edhe prokurorët e Guatemalës.

Uashingtoni ka kohë që po punon për një paketë prej miliarda dollarësh për të stimuluar ekonominë e rajonit. Ekziston edhe një program për të mbështetur femrat. Njerëzve duhet t’u jepet “një ndjenjë shprese”. Nuk duhet të ndodhë që ata të detyrohen të largohen në SHBA për shkak të problemeve në vendin e tyre.

Harrisit i është besuar politika e migrimit nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në Mars. Misioni i saj është të trajtojnë shkaqet kryesore të imigracionit të paligjshëm. Kjo temë do të jetë gjithashtu në qendër të vëmendjes në ndalesën e dytë në udhëtimin e saj, kur ajo do të takohet në Meksikë me Presidentin Andrés Manuel López Obrador.

Emigracioni i paligjshëm është bërë një çështje e ndjeshme për qeverinë e Bidenit. Vetëm në prill, pothuajse 180.000 vetë pa dokumenta të vlefshme u parandaluan të hynin në kufirin jugor të SHBA. Republikanët në opozitë e akuzojnë Bidenin si përgjegjës për një “krizë” në kufi, sepse ai nuk mund të frenojë imigracionin.

Ardhja e dhjetëra mijëra njerëzve, kryesisht nga Meksika, Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, përbën sfida të mëdha për autoritetet amerikane. Ato kanë probleme të mëdha për të gjetur strehim të përshtatshëm për migrantët që kapen. Një nga shqetësimet kryesore është trajtimi i fëmijëve dhe të rinjve që udhëtojnë pa prindërit e tyre./ DW

Posted Under:
Bota
Tagged:
Guatemalë harris Migrantet

Nga e njëjta kategori

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

më shumë...

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër tregtare u merr jetën të paktën 15 personave, shumica studentë (VIDEO)

më shumë...

Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të pavarur nga SHBA-të: Ne duhet të fitojmë autonomi të plotë në prodhimin e armëve

më shumë...

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima nga mbytjet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:56

Fundi i qershorit sjell rikthime nga e...

2:50

“Qeveria mbështet drejtësinë”, Gogu: Investimet të maten...

2:48

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane:...

2:26

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të...

2:15

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit...

2:10

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari...

1:52

I shpallur në kërkim për arsenal armësh,...

1:44

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër...

1:43

Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të...

1:31

Pse bebeve nuk duhet t’u jepet mjaltë...

1:24

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë:...

1:12

E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë...

1:05

Shqipëria në sytë e Eugène Pittard, çelet...

12:53

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë...

12:45

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy makina,...

12:20

“Vrasje e mbetur në tentativë”, qëlloi me...

12:16

Mos i hidhni lëkurat e patates, bëjnë...

12:12

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin...

11:58

Rreziku nga insektet e zvarranikët, mjekët: Në...

11:53

SHBA: Progres në bisedimet me Iranin! Trump:...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • “S’të kam thënë të dua”, Indri përballet me Vanesën, zbulojn...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • “Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.