Subscribe

Edhe pse njoftoi dorëheqjen dy ditë më parë, Ramush Haradinaj ka vijuar axhendën si kryeministër. Këtë të dielë ai mori pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu në Rahovec.

 

Gjatë fjalës përshëndetëse, ai përcolli mesazhin se ka shumë pak njerëz besnik ndaj popullit të cilët nuk bënë kompromis në emër të Kosovës.

 

“Janë vetëm pak njerëz të kombit tonë që nuk u ndalën, është një brez i vogël i tyre dhe nuk është rastësi që në këta njerëz e gjejmë Shejh Mihedinin, i gjejmë shehlerët tjerë, ata që u dënuan në grup. Kjo për shkak se vetëdija e ngritur, devotshmëria, besimi i bëri që të mos dorëzohen, të mos bëjnë kompromis.”

 

Megjithëse një kryeministër në ikje, Haradinaj mbajti homazhe pranë shtatores së së atdhetarit në 21 vjetorin e rënies së tij.

 

Haradinaj duhet të dëshmojë në Gjykatën Sepciale në Hagë, ftesën për të cilën e bëri publike të premten, ditë kur njoftoi edhe dorëheqjen nga posti.

 

Kjo është hera e dytë që Ramush Haradinaj jep dorëheqjen për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë në vitet 1999. Ndërsa presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, nga ana tjeter, pritet të nisë negociatat me partitë politike për të shpallur datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *