Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti sot Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Haradinaj e uroi z. Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

 

Meta pasi shprehu kënaqësinë për rikthimin dinjitoz e të merituar të z. Haradinaj në Kosovë vlerësoi përkushtimin e tij personal, si dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndaj zhvillimit demokratik dhe institucional të Kosovës.

 

Meta dhe Haradinaj diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e në Shqipëri duke ndarë bindjen e përbashkët se realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, forcimi i demokracisë, i sundimit të ligjit dhe zhvillimi ekonomik i të dy vendeve i shërben perspektivës evropiane të qytetarëve tanë si dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *