Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është shprehur se është dakord me nevojën për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë.

 

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj shkruan se dialogu duhet të zhvillohet pa kushte dhe shtyrje të mëtutjeshme.

 

“Pajtohem për domosdoshmërinë e normalizimit në  mes Kosovës dhe Serbisë. Qeveria i ka prezantuar QUNIT-it dhe Bashkimit Evropian draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të papërfunduara për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ripërsëris, dialogu pa kushte, pa shtyrje”.

 

Ndërkohë shtetet e QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të heqë taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, të ndalet fushata e Serbisë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *