E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 46 sekonda më parë
Video · Rajoni

Haradinaj thirrje Brukselit: Ndërhyni, mos bini pre e provokimeve serbe

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar Brukselit që të ndërhyjë në Beograd për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Sipas Haradinajt, provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë.

“Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.
E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.
Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj. Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara” shkruan Haradinaj

Më shumë video

Reklamë