Subscribe

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka zbuluar se per cfare u pyet për rreth një orë në Gjykatën e Hagës, ku zgjodhi të mbrohej me heshtje.

 

“Hetuesit me pyeten per fillimet e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin tim aty. Me akuza specifike nuk jam përballur. Avokati im i cili ishte i pranishëm më dha këshillën që as unë të mos përgjigjem në mënyrë specifike. Nuk jam informuar për aktakuzën. Jam ftuar dhe kam kryer detyrën time që të shfaqem aty. Çdo gjë tjetër i mbetet vlerësimit të Gjykatës.”

 

Por Haradinaj shprehet i befasuar që u rithirr në gjykatë për herë të tretë duke mos përjashtua mundësinë se çdo gje lidhet me qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve dhe kundër heqjes së taksës 100 përqind për mallrat serbe.

 

“Meqë vet kam qenë dy herë i akuzuar para Tribunalit për Krime të Luftës dhe dy herët jam liruar, për mua ishte një befasi e madhe që jam ftuar sërish. Nuk është kurrfarë fshehtësie që ndërrimin e kufijve në rajonin tonë, projekt ky i cili nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është përkrahur, e kam refuzuar si tepër të rrezikshëm. Për këtë shkak edhe them që taksa prej 100 për qind për mallrat e Serbisë, e vendosur nga Qeveria që kam udhëhequr unë, do të qëndrojë derisa Serbia të pranojë Pavarësinë e Kosovës. Duke patur parasysh këto rrethana, natyrisht që ekzistojnë shumë teori dhe spekulime për atë sesi erdhi kjo ftesë për mua.”

 

I pyetur nëse edhe Presidenti Hashim Thaçi do të shkoje në Hagë, Haradinaj nuk e ka konfirmuar por as e ka mohuar nje gjë te tille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *