E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Haradinaj, Thaçit: Mos bëj tradhti

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka paralajmëruar edhe njëherë presidentin Thaçi se as ai e askush tjetër nuk ka mandat për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Hardinaj e beri te qarte se njohja reciproke mes dy vendeve duhet të bëhet me kufijtë ekzistues.

 

Sipas shefit të qeverisë, kushdo që në emër të Kosovës flet për territorin e saj në Bruksel, bën tradhti kombëtare, e ndryshimi i kufijve do të thotë luftë e re.

 

Reklamë

“Lufta e re, tradhti kombëtare. Sipas tij do të jetë një gabim i madh pasi për kufijtë e saj Kosova ka derdhur gjak.”

 

Kryeministri Haradinaj, kreu i parlamentit Veseli si dhe partitë politike ne Prishtine janë pozicionuar kundër propozimit te Thaçit per korrigjimin e kufijve dhe bashkimit te Preshevës me Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë