E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Haradinaj: Të armatosemi edhe ne si Serbia?!

Vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi përcoi mesazhe tejet pozitive në kuadër të vijimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit por duket se e ka lënë kryeministrin kosovar, me një pikëpyetje të madhe.

 

RAMUSH HARADINAJ

 

Reklamë

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Serbinë po e armatosin me ‘Mistral’. Për shembull, Serbia po shkon dhe po blen armë në Rusi. Edhe Franca e bëri një kontratë me Serbinë, për sisteme raketore. Ndërkaq, neve na thonë ‘nuk mund t’i vëmë emrin marrëveshjes’ se është njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Çka të bëjmë ne, pra, nëse emrin nuk mundeni t’ia vëni? Ne jemi shtet i pavarur dhe ne nuk kërkojmë asgjë tjetër në dialog pos njohjes reciproke. Nëse nuk jeni gati për këtë, atëherë është porosi për ne që edhe ne të armatosemi?”.

 

Haradinaj ka shtuar se kompromisi i vetëm që Kosova mund të bëjë për të arritur njohjen nga Serbia, është heqja e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Më shumë video

Reklamë