E martë, 24 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Haradinaj: Taksa pezullohet, nëse ka garanci ndërkombëtare për njohje nga Serbia

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj këtë të hënë ka deklaruar se pa garanci ndërkombëtare që marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të rezultojë me njohje taksa do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

 

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se është thellësisht i bindur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje.

 

Kryeministri ndër të tjera ka theksuar se Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancisë ndërkombëtare, se do të ulen për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke.

Vazhdo të lexosh

Reklamë