Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se taksa paraqet problem për disa çështje, por se sipas tij liberalizimi nuk lidhje me praninë e saj.

 

Shefi i qeverisë e ka quajtur sukses futjen në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së sa i përket liberalizimit.

 

“Taksa është një problem, ndikon në të gjitha çështjet, por ne nuk e kemi procesin e liberlizimit dhe anëtarësimit në BE të kushtëzuar me taksën. Kërkohet zhbllokimi i dialogut dhe ne kemi dhënë zgjidhje për zhbllokim të dialogut”.

 

Gjithahstu në fja;lën e tij para mediave kryeministri ka theksuar se ka folur rreth dialogut me Serbinë, duke e quajtur të dështuar.

 

“Nuk jam për ta pështatur Kosovën, as për ta dërguar sovranitetin në tavolinë të dialogut, duam ta dërgojmë në tavolinë të BE-së. Jemi vend sovran, do të merren vendime sovrane për vendin tonë në tavolinën e dialogut. Mirëpo dialogu ka devijuar për shkak se është një tavolinë ad hoc, po ashtu ka devijuar dialogu i zonjës Mogherini, edhe i akterëve që kanë qenë aty, edhe i sponsorizuesve, dhe i krejt mafies që ka qenë për ndarjen e vendit tonë. Është mirë ta kuptojnë që vazhdimi i mëtejmë i tyre që ta kontaminojnë agjendën e Kosovës, iu bën dëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *