E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Haradinaj takon Clintonit: Mirë se erdhe në shtëpinë tënde

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar këtë të martë me ish presidentin amerikan Bill Clinton, ku e ka falenderuar për mbështetjen që ai i ka dhënë vendit.

 

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Clinton është kthyer në shtëpinë e tij dhe se për shqiptarët është njeriu më i dashur.

 

Reklamë

“Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen!  Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!  Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!  President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj. Zoti e bekoft Amerikën!  Zoti e bekoft Kosovën!”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë