Bota
Haradinaj takim me Brnabiç në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar për herë të parë në Bruksel me homologen e tij serbe, Ana Brnabiç.
Para nisjes së darkës me ftesë te zyrtares se Bashkimit Europian, Federika Mogherini, Haradinaj ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, por ajo që ra në sy ishte përshëndetja për kryeministren Brnabic në gjuhën serbe dhe shtrëngimi i duarve me te.
Reklamë
Darka në Bruksel e kryeministrave të Ballkanit, e organizuar nga shefja e diplomacisë së BE-së, kishte si synim diskutimin mbi situatën aktuale dhe hapat e radhës drejt integrimit të rajonit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




