Subscribe

Ndërkohë që presidenti serb Aleksandar Vucic ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e tiranës i cili do të zhvillohet këtë të shtunë në kuadër të katër lirive themelore brenda vendeve të ballkanit perëndimor, duket se kosova nuk ka marrë ftesë nga Tirana zyrtare.

Mosmarrjen e ftesës në samitin e tretë të quajtur ndryshe mini shengeni ballkanik i cili do të mbahet në Tiranë e bëri të ditur kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.

Kjo është hera e tretë që liderët nga shqipëria serbia dhe maqedonia e veriut mblidhen në kuadër të zbatimit të shengenit në ballkan, por në asnjërën prej tyre nuk ka marrë pjesë Kosova.

Ditën e premte Kryeministri Edi Rama do të mirëpresë liderët e ftuar në një takim jozyrtar më pas, në mbrëmje  së bashku me delegacionet pjesëmarrëse do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik, në eventin e veçantë të bamirësisë “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, dedikuar procesit të rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërkohë gjatë së shtunës të ftuarit do të vizitojnë disa nga zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës i cili do të pasojë me  “Sesionn e liderëve” dhe konferencë për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *