E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Haradinaj: S’ka takim në Paris, taksa hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën

Edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka konfirmuar shtyrjen pa afat të takimit ne Paris.

Ai ka thënë për mediat, se ky vendim është diktuar nga mungesa e një marrëveshje konkrete mes palëve.

Reklamë

 

 

Reklamë

RAMUSH HARADINAJ
KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Me siguri nuk janë arrit përgatitjet për një marrëveshje konkrete dhe shtyhet…Arsyeja pse është shtyrë takimi i Parisit nuk i di. Por, një gjë mund të ju konfirmojë se Kosova është palë serioze. Dialogu e ndihmon atmosferën politike, por nuk është kusht për liberalizimin e vizave”

 

Ndërkohe ministri I Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, e konsideron shtyrjen e takimit të Parisit, një vonesë në arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar për shkak t tekave të Serbisë. Madje ai thekson se çdo pengesë që i bëhet Kosovës, është një pengesë që po i bëhet të gjithë rajonit në rrugën drejt integrimit europian.

 

Nga ana tjetër mediat serbe theksojnë se shkak i vonesave ne dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ka qenë taksa ndaj mallrave serbe. Kryeministri Haradinaj këmbëngul se ajo nuk do të hiqet deri sa Serbia të njohë Kosovën shtet.

Edhe presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiç, është shprehur se shkak për anulimin e takimit, ishte pikërisht refuzimi I Prishtinës zyrtare për të pezulluar taksën.

 

Më shumë video

Reklamë