Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shtyrë sërish seancën  e Kuvendit për demarkacionin me argumentin se është i nevojshëm konsultimi me kujdes me të gjitha grupet parlamentare.

 

“Thirrja e seancës për të dielën ishte në atë vullnetin e madhe e të mirë pas arritjes së marrëveshjes, por tema është një temë që ka pritur me vite donë konsultë me të gjithë deputetët. Pra, nuk është vetëm Lista Serbe, por duhet të konsultohemi me të gjitha grupet parlamentare me kujdes që të kemi një seancë të përgatitur mirë. Ka një ndryshim në gjendjen faktike, ka një marrëveshje mes presidentëve, marrëveshja flet për mundësinë e rishikimit, pra për opsionin e rishikimit dhe të korrektimit të gjendjes në drejtimin e Çakorrit dhe Kullës”.

 

Kjo marrëveshje dhe Ligji për ratifikimin që do t’i kalojë Parlamentit, sipas Haradinajt, duhet të jetë një dokument dhe duhet të votohen së bashku.

 

Ndërkohë për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, nevojiten  80 vota nga 120 që ka Kuvendi i Kosovës.

 

Por nuk kanë munguar akuzat nga opozita malazeze e cila e kundërshton me forcë marrëveshjen mes dy presidentëve duke e konsideruar si një zhvatje territori nga ana e Kosovës.

 

Kryetari i Lëvizjes Opozitare për Ndryshim të Malit të Zi, Nebojsha Medojevic ka thënë se qeveria hajdute e Podgoricës e ka shitur një pjesë të territorit të vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *