Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se tarifa doganore e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës mbetet në fuqi.

 

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, këtë të martë Haradinaj është shprehur se  dëshiron që t’i dëgjojë sugjerimet dhe thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për shfuqizimin e tarifës, por vendimi për heqjen e saj nuk mund të merret ende.

 

“Edhe ne kemi dëshirë ta heqim taksën dhe synojmë ta heqim atë, sepse është edhe sugjerim i aleatëve tanë, pra i SHBA-së, por e ndërlidhim heqjen e saj me një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *