Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar rritjen e gatishmërisë nga institucionet e rendit dhe ligjit në të gjithë vendin, në rast nevoje.

 

Haradinaj ndër të tjera ka thënë se institucionet e rendit dhe ligjit do të reagojnë nëse ndokush provon të shkaktojë ndonjë incident brenda territorit të Republikës së Kosovës.

 

Kryeministri i Kosovës qartësoi se rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër për veprim.Ndërkohë, për shkak të afateve për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është folur, jo zyrtarisht, për kërkesën e serbëve në veri që të shpallin autonominë.

 

Me kërkesë të Bashkimit Evropian, 4 gushti është data kur duhet të dorëzohet drafti i statutit për formimin e AKS-së. Duke folur për këtë, Haradinaj tha se sa i përket Asociacionit, Kosova është brenda obligimeve të veta.Haradinaj tha se Kosova e respekton Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

 

Gjithashtu kryeministri Haradinaj përsëriti se nëse dikush del jashtë marrëveshjes, dhe ligjeve të Kosovës, atëherë ligji do të veprojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *