Subscribe

“Njëzet vjet pas bombardimeve të NATO-s, situata mes Kosovës e Serbisë vazhdon të jetë e tensionuar. Minirepublika vazhdon të jetë një vatër krize. Po të mos ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta nuk do të ekzistonte sot Republika më e re e Europës”.

Kështu  shkruan gazeta gjermane “Der Spiegel” në një artikull kushtuar Kosovës.

Gjatë një bisede me kryeministrin Ramush Haradinaj, media gjermane thekson se sot, politikanët në Prishtinë e Beograd po përballen me një diskutim, për të cilin besohej se kishte përfunduar me kohë, ai për ndryshimin e kufijve.

Të dy presidentët, ai i Serbisë dhe Kosovës, kanë biseduar për këtë çështje në Bruksel, por për kryeministrin Haradinaj, “tragjeditë në Ballkan kanë patur gjithmonë të bëjnë me kufijtë, e kush i hap këto çështje, përgatit tragjedi të reja”

Por taksa 100% ndaj mallrave serbe, duket se ka ngrirë dialogun. Ajo erdhi si një shenjë hakmarrjeje e në këmbim të pezullimit të saj, Haradinaj kërkon njohjen e Kosovës shtet nga Beogradi zyrtar.

Madje Haradinaj shprehet se “fjala është për një vendim sovran të qeverisë së Kosovës. Prishtina nuk është koloni e Uashingtonit dhe ka të drejtë të hakmerret- psh, për veton e fundit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol”.

Synimet e europianëve, ankohet Kryeministri i Kosovës, krahasuar me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vështirë të deshifrueshme:

“Kur njerëzit tanë udhëtuan në Janar në Bruksel tek Mogherini, ata me vete kishin një draft prej 30 faqesh për zgjidhjen e konfliktit”. Dhe çfarë morën si kundërshpërblim nga negociatorja e BE-së? “Asgjë”, thotë Haradinaj, “pos kafes dhe ujit, gjithsesi gratis”.

Nga ana tjetër, administrata e presidentit amerikan Donald Trumpit dëshiron që Kosova të arrijë zgjidhje historike si ajo mese dy Koreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *