Gjatë intervistës së gjatë dhënë gazetarit të Vizion Plus, Thimi Samarxhiu në zyrën e tij në Prishtinë, Ramush Haradinaj është ndalur edhe tek marrëdheniet me disa nga lideret e politikës së Tiranës.

Kryeministri I Kosovës ka rrëfyer edhe një bisedë vite me parë me ish kryeministrin shqiptar Fatos Nano I cili e kishte ngacmuar për marrëdheniet me Berishën.

 

Une jam treguar i kujdesshëm me udhëheqësit shqiptar, që nga koha e hershme kur ishte Nano e Berisha. Kur kam ardhur në Shqipëri i kam takuar menjëherë ata që kanë qënë  në detyrë, kryetar qeverie dhe kryetarët e opozitës. Nano njëherë më tha:

“Ramush je me nxitim se do shkosh te Saliu”.

Po, por edhe po erdhi Sala në këtë zyrë, prap do të vij tek ty te zyra tjetë, iu përgjigja.

 

Më tej, Haradinaj pranon se me presidentin Meta ka marrëdhenie më të afërta në krahasim me të tjerët, ndonëse nuk ndajnë pikëpamje të njëjta për  disa situata.

 

Eshtë e vërtetë që me presidentin Meta kemi një komunikim shumë më të afërt, por kjo nuk do të thotë që në çdo temë të interesit nacional do të bëjmë një gjykim miqësor. Pra janë disa tema që duhet të bëjmë një gjykim në bazën e temave. Prsh, për ne në Kosovë presidentit boshnjak Dodik është një njeri kontravers, në Kosovë ai është një imazh shumë I keq. Nga serbët ndër imazhet më të këqija kanë ministri i mbrojtjes Vulin dhe Dodik. Kjo është e vërteta e pamohueshme. Une nuk kam të drejtë ta kritikoj presidentin Dodik , por në Kosovë ai shihet si një njeri I Putinit, nuk shihet si diçka pozitive për marrëdhëniet në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *