Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit që zhvilloi me anëtarët e Komisionit për Legjislacion ka lënë të hapur mundësinë që taksa ndaj produkteve serbe të rritet.

 

Ndërsa pyetjes në lidhje me kërcënimet e listës serbe, kreu i ekzekutivit i është përgjigjur se është qëndrim i tyre të cilën nuk e diktojmë.

 

“Para se të shkojmë në zgjedhje të reja po kqyrim me e nxjerr liberalizimin, e para se me nxjerr në parlament nuk kemi pse me spekulua… Sa i përket qendrimit të partnerit të koalicionit në këtë rast të Listës Serbe është qëndrim i vullnetit të tyre, është vullnet i lirë politik dhe ne nuk e diktojmë atë. Kuptohet agjenda e Kosovës vazhdon, jemi në punë…u  tha mundet edhe me u rrit taksa, mundet me u bë edhe më naltë”.

 

Gjithashtu ai është shprehur se Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera po punojnë që të kryen disa detyra shtesë për liberalizimin e vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *