E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Haradinaj: Presim vlerësim pozitiv për vizat

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova pret që Komisioni Evropian të vlerësojë si të përmbushura të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe i njëjti të hapë procesin pozitiv për këtë gjë.

 

Deklarata e tij vjen një ditë para nisjes së delegacionit të Kosovës në Bruksel, ku do takohen me zyrtarët e Bashkimit Evropian. Pjesë e këtij delegacioni do të jenë, presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, si dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

 

Reklamë

“Qytetarët e Kosovës, ata nga të cilët ne politikanët varemi, e presin liberalizimin. Pra, është bukur vështirë për Kosovën, ta zëmë, që të mos e presin liberalizimin dhe të mos ndodhë liberalizimi. Kjo është kryesorja sipas meje”.

 

Ndërkohë sipas Haradinaj ka theksuar një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian për Kosovën, do të jetë vetëm realizim i hapit të parë drejt liberalizimit të vizave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë