Ramush Haradinaj pranoi humbjen ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare e jo vetëm kaq por ai në një reagim në facebook shkroi se vendimi I tij për tia për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen, ishte veprim i drejtë.

 

 

Fillimisht dua t’i falënderoj strukturat e Aleancës, aktivistët e mbështetësit e në veçanti secilin votues, që besuan dhe e votuan koalicionin AAK-PSD, duke u shprehë mirënjohjen time të thellë për punën e palodhshme dhe besimin e palëkundur që na e falën.Po sot, dëshiroj të falënderoj institucionet shtetërore që kishin barrën e organizimit të zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre, për përgjegjësinë e lartë të treguar në detyrë, përgjatë gjithë këtij procesi që ende po vazhdon.

 

 

Kryeministri në largim e vlerësoi garën zgjedhore në Kosovë si të drejtë dhe të qetë, duke e cuar vendin drejt një standarti të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, sipas Haradinajt, një model shembull edhe në rajon.

 

Ai bën thirrje madje që ti hapet rrugë konstituimit të kuvendit sa më shpejt e po ashtu edhe formimit te qeverisë.

 

Uroj që me të njejtin nivel maturie, të mbyllet edhe ky cikël elektoral, duke i hapë rrugë pa vonesa, konstituimit të Kuvendit, dhe institucioneve të reja demokratike në vend.Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq europian sa secili vend tjetër në Europë, dhe kërkesat tona për integrim dhe respektim të shtetit e sovranitetit tonë, janë të drejta të pamohueshme, ashtu siç është e paprekshme, Kosova e 17 shkurtit.

Kosovë, na presin sfida!

 

AAK dhe koalicioni i saj me PSD folen force e katert politike ne Kosove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *