Subscribe

Pavarësisht kritikave, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vazhdon të mbroje veprimin e tij të një ditë më parë ku largoi me forcë një grua nga podiumi, gjatë ceremonisë per 40 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

 

Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se nëse e moshuara do të ishte burrë, ai do të ishte sjelle ndryshe me të, ndërsa ia lë fajin policisë që nuk veproi në momentin e duhur.

 

 “Me qenë burrë e kisha kry ndryshe me të. Është e papranueshme një i paftuar me u paraqit në foltore, atëherë dikush duhet me largu, ja policia ja unë. Në prezencë timen nuk mundet me nëpërkëmbë askush shtetin. Ata që është dashur të reagojnë, nuk kanë qenë në nivel të detyrës”

 

Haradinaj shtoi më tej se do të largonte nga foltorja këdo që futet pa protokoll në një ngjarje shtetërore, duke bere nje paralelizëm me arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Momenti kur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj largon me forcë një grua, e cila doli të flasë në foltore pa ftesë në kuadër të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, është komentuar gjerësisht.

 

Lëvizja Vetëvendosje e cilëson si “banditesk” veprimin e Haradinajt. Deputetë në radhët e kësaj partie i kërkuan dorëheqjen kryeministrit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *