Subscribe

Përpjekjet e deritanishme për mbajtjen e seancës parlamentare ne Kosove dhe zgjedhjen e kryetarit te parlamentit kane dështuar. Por Ramush Haradinaj i nominuar nga koalicion “PAN” per kryeministër është i bindur se brenda 10 ditëve, do të zgjidhen organet e Kuvendit, si dhe do të formohet qeveria.

 

“Tani besoj se është pak më e qartë gjendja. Pra, ka një reflektim të spektrit politik, ashtu siç e thash më herët, dhe besoj që në këto ditët që po vijnë, në këto 10 ditë do të jemi në gjendje që t’i marrim vendimet e duhura për të konstituuar Kuvendin, t’i zgjedhim organet e Kuvendit dhe njëkohësisht edhe formimin e Qeverisë.”

 

I pyetur nëse “koalicioni i luftës” do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit për t’i hapur rruge zgjidhjes se krizës, Haradinaj i ka thënë se kreu I PDK-se Kadri Veseli, mbetet kandidat.

 

“E ka thënë gjykata, është e drejtë ekskluzive e PAN-it. PAN kishte mundur të vendosë, në një mënyrë apo në një tjetër, por e ka paraparë, e ka kandiduar zotin Veseli dhe ai është kandidati për kryetar Parlamenti.”

 

Më herët, Haradinaj është takuar edhe me kryetarin e partisë Aleanca për Kosovën e Re. Por a do te japë Behxhet Pacolli votën per kandidatin e PAN-it.

 

“Ai e ndjen përgjegjësinë para popullit, vendit, para aleatëve të Kosovës dhe që zoti Pacolli dhe AKR nuk do të presin pa kufi për të ndihmuar në konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë, po edhe t’i marrin përgjegjësitë.”

 

Zgjedhja e kryetarit të kuvendit ka mbetur pezull. Ndërkohë, Vetëvendosje ka deklaruar se PAN, nuk i ka votat e mjaftueshme për kryetar të Kuvendit dhe për të formuar qeverinë dhe se me mos paraqitjet ne séance po kërkon te blejë kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *