Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se objektivi kryesor i Kosovës mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO.

 

Kryeministri Haradinaj këtë e ka thënë në Forumin e Dubrovnikut, ku po diskutohet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, Evropës dhe Mediteranit.

“E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjendën europiane që i siguron Kosovës prosperitet dhe integrime. Gjatë panelit të diskutimit në Forumin e Dubrovnikut, theksova se po punojmë që ndërlidhja e rajonit tonë të jetë në funksion të integrimeve europiane. Objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO. Vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, duke synuar bashkëpunimin me vendet aleate në forcimin e stabilitetit në rajon, Europë dhe në botë. Kosova ka paguar çmim të shtrenjtë për paqen që ka sot, ia din vlerën, dhe është e vendosur për partneritet me të gjitha vendet që janë të përkushtuara për paqen e përhershme në rajonin tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *