E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Haradinaj nuk pranon të dalë para Dhomave të Specializuara

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj nuk ka pranuar të marrë pjesë në seancën para Dhomave të Specializuara, ku duhej që të deklarohej fajtor apo i pafajshëm lidhur me aktakuzën që ky institucion ka ngritur ndaj tij.

Avokatët e Haradinajt thanë se ai refuzoi që të ishte pjesëmarrës në seancën që po mbahet të premten në Hagë, si shenjë proteste për mënyrën se si është trajtuar.

Reklamë

Në këto kushte, gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou, tha se ai do të bëjë deklarim të pafajësisë në emër të Haradinajt “në të gjitha pikat e aktakuzës”.

Ndërkohë, ka filluar konferenca statusore për rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Kjo konferencë ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve dhe Prokuroria tregon çfarë lloji të provave disponon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë