Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu referuar procesit të integrimit në Bashkimin Evropian si dhe integrimit në Aleancën Veri-Atlantike.

 

“Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë. Ne jemi të lirë, por të izoluar. Ne duhet t’ju bashkohemi popujve të lirë. Eshtë Evropa që duam të anëtarësohemi, NATO, ku prin Amerika, pra ne dëshirojmë të bëhemi bashkë me popujt e lirë. Neve nuk na duhet liria e izoluar”, tha Haradinaj në fjalimin e tij gjatë zbulimit të shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *