Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripwrswritur se nuk ndryshon mendim nw lidhje me qwndrimin sa i përket akuzave që i ka drejtuar kohë më parë ndaj përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, se ka shkaktuar trauma në rajon dhe e ka devijuar dialogun Kosovë-Serbi.

 

Gjithahstu Haradianj kafolur edhe nw lidhje me takimin qw do tw mbahet nw Berlin me 29 prill, ku ka theksuar se qwndrimi i tij do tw jetw i njwjtw.

 

Haradinaj tha se diskutimi për kufij, territore në dialogun Kosovë-Serbi ka qenë gabim dhe ka mundur ta destabilizoj rajonin.

 

“Takimi i bie që është nga kancelaria Merkel. Për ne nuk ka vërejtje se kush merr pjesë në këtë takim. Nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimet tona sa i përket saj që i kam thënë Mogherinit. Kam pas me ia thënë Mogherinit dhe në të kaluarën dhe do ia them sa herë të jetë nevoja për të mbrojt të drejtën e vendit tim. Diskutimi për kufij, territore ka qenë gabim, ka mundur ta destabilizoj rajonin është mirë që është tejkalua ajo, dhe nuk është mirë me mbajt gjallë këtë temë sepse veç e destabilizon rajonin”.

 

Kryeministri i vendit, po ashtu tha se nuk ka asgjë personale ndaj përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherinit por me materien e diskutimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *