E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Kosova

Haradinaj “ngrin” dialogun

Bashkimi Evropian ka reaguar me shqetësim ndaj rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përmes së cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës. Përmes nje deklarate te shkurtër, Brukseli zyrtar deklaron se pezullimi i dialogut nuk kontribuon ne normalizimin e marrëdhënieve dhe nuk është ne linje me përkushtimet e bëra nga Kosova.

 

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës, që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel dhe kështu të avancojnë edhe në normalizimin e marrëdhënieve dhe në perspektivën e saj evropiane.”

 

Reklamë

Parlamenti i Kosovës miratoi nje rezolute, ku kërkohet ngrirje e dialogut me Serbinë, deri ne lirimin e ish-kryeministrit te Kosovës, Ramush Haradinaj. Rezoluta e propozuar nga AAK mori 78 vota te deputeteve te pozitës dhe opozitës, ndërsa Lista Serbe, e cila bojkoton prej muajsh punimet e kuvendit, nuk ndodhej ne seance. Përveç pezullimit te bisedimeve me Serbinë, rezoluta i ben thirrje qeverise te kërkoje nga BE, qe ta detyroje Serbinë te anuloje te gjithë fletarrestet e lëshuara përmes Interpolit kundër figurave politike të Kosovës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë