E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Haradinaj në SHBA kërkon fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pritet që javën që vjen të zhvillojë një vizitë zyrtare në SHBA, ku do të ketë takime bilaterale me homologë e me delegacione ndërkombëtare ku do të kërkojë edhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan qartë se tema kryesore e takimeve bilaterale në Neë York do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës.

“Javën që vie do të qëndroj për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në Neë York do të zhvilloj takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën. Krahas kësaj, për ta forcuar partneritetin me ShBA-të do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në

Reklamë

Washington.

Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme!”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë