E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Video · Bota

Haradinaj në Bruksel, Vuçiç: Dialogu do të vijojë

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Bruksel në Këshillin e Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.

 

Në takim pritet të diskutohen çështjet aktuale të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe procesi i harmonizimit të politikave dhe legjislacionit me BE-në.

 

Reklamë

Një ditë më pare, presidenti serb Aleksandër Vuçic, duke folur pas një takimi me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel, tha se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë, por gjithsesi nën patronazhin e Bashkimit Evropian e jo të dikujt tjetër.

 

Vuҫic shtoi se para Serbisë ndodhet një periudhë e vështirë e qasjes së saj ndaj çështjes së Kosovës.

 

Presidenti serb ka theksuar vazhdimisht se vendi i tij synon integrimet evropiane, por njëkohësisht dëshiron të ruajë marrëdhëniet me Rusinë, aleate tradicionale e Serbisë, e cila kundërshton po ashtu pavarësinë e Kosovës.

 

Presidenti serb ritheksoi të mërkurën qëndrimin se Serbia do të mbetet ushtarakisht e paanshme.

 

Njohja e Kosovës mbetet kusht për Serbinë për integrimin në BE. Është një detyrë e rëndë, prandaj gjithë populli ynë duhet të përfshihet në një dialog të brendshëm” -ka theksuar Vuçic.

Më shumë video

Reklamë