Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, shpreh ngushëllimet e tij për humbjen e shkrimtarit Fatos Arapi.

 

Në ngushëllimin e dërguar familjarëve të shkrimtarit Haradinaj shkruan se letërsia shqiptare ka humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë.

 

“Kultura, bota intelektuale dhe letërsia shqiptare kanë humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë. Fatos Arapi, krijuesi shumëdimensional, përpos që pasuroi fondin e letërsisë sonë me vepra të pavdekshme, përçoi vlerat letrare të botës shqiptare përtej kufijve kombëtar. Ngushëllime familjes, komunitetit të shkrimtarëve, miqve dhe lexuesve të shumtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *