E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Haradinaj “lidhet” me 300 kravata

Si asnjëherë me pare selia e qeverise se Kosovës është rrethuar me rreth 300 kravata, “dhurate” per kryeministrin Ramush Haradinaj.

 

Vetem pak dite pas vlerësimit te 100 diteshit te punës se qeverise, dhjetëra qytetare te Kosovës protestuan përpara kryeministrisë kundër vendimit të Haradinajt për ti rritur vetes rrogën me 100%.

 

Reklamë

 

Haradinaj e ka justifikuar rrogën e tij prej 2950 eurosh me argumentin se i duhet te blejë kravata e këmisha.

 

Por aktivistët kane kërkuar qe kryeministri te tregohet i arsyeshëm dhe te ule pagën e tij dhe te kabinetit dhe gjithashtu te pushoje nga puna 72 zv.ministrat.

 

Qytetarët  argumentojnë se nje shofer ministri merr një rroge prej 750 eurosh, ndërsa nje mësues shume me pak.

 

Protestuesit thane se mijëra familje ne Kosovë përballen me nevoja urgjente prandaj kryeministri nuk duhet te shqetësohet per vogëlsirat, por për problemet reale të njerëzve.

 

Më shumë video

Reklamë