Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar një letër përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.

Në letër Haradinaj ka theksuar se mbetet i pandryshuar qëndrimi i forcës së tij politike për dialogun Kosovë-Serbi.

“I nderuar Z. Lajcak, Dëshiroj të ju falënderoj për letrën tuaj të datës 9 prill 2020, si dhe për propozimin për një bisedë telefonike me kërkesë të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian. Duke pasur parasysh rrethanat e paqarta politike, besoj se një thirrje telefonike do të ishte e panevojshme. Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me dialogun mbetet i pandryshuar: dialogu i ndërmjetësuar nga BE nën ish-Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini ka devijuar nga temat e rëndësisë substanciale, ka rrezikuar të arriturat e Kosovës, dhe ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e BE-së për ta ndërmjetësuar dialogun në të ardhmen. Për më tepër, e shoh qasjen e tanishme nga Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borell dhe nga ju si një përpjekje për ta zvarritur marrëveshjen përfundimtare dhe për ta rikthyer dialogun në një proces të pafund.”

Ai shkruan mes të tjerash se marrëdhënia me SHBA ka rritur më shumë shpresat dhe se dialogu Kosovë-Serbi do të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.  

“Megjithatë, Kosova e ka mirëpritur rolin e Kancelares Angela Merkel dhe të Presidentit Emmanuel Macron për t’u angazhuar personalisht në marrëveshjen gjithëpërfshirësë ligjërisht obligative. Kam qenë vazhdimisht i zëshëm dhe i qartë në të kërkuarit e rolit aktiv të ShBA-së në dialog. Tani – situata me energjinë e re nga ShBA për Kosovën, ka rritur shpresat që dialogu Kosovë-Serbi, mbi një dekadësh, do të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Megjithatë, ndërmjetësimin nga BE nën udhëheqje të ShBA-së e shohim si pozitive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *