Subscribe

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është drejtuar pasuesit të tij Albin Kurti me një letër të hapur, me anë të së cilës i lutet të bëjë rezistencë dhe të mos e heqë taksën për produktet serbe.

 

RAMUSH HARADINAJ

 

ISH-KRYEMINISTER I KOSOVËS

 

Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur. Për shkak të kësaj sakrifice, dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë.

 

Ideatori i taksës 100 përqind për mallrat serbe dhe boshnjake, paralajmëron kryeministrin që të mos bjerë pre e kurtheve të Beogradit.

 

RAMUSH HARADINAJ

 

ISH-KRYEMINISTER I KOSOVËS

 

Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin, i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës ble armë në Rusi. Të lutem, mos e kamoflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.

 

Në mbyllje të letrës publike, Haradinaj vëren se Kurti nuk duhet të ndikohet nga trysnia ndërkombëtare, pasi lidertët e kosovës duhet të jenë të zotët e vetes.

Kosova ka më shumë se një vit që ka vendosur tarifë për mallrat serbe, një vendim i cili ndërpreu dialogun prishtinë Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *