Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se qëndrimi zyrtar i NATO-s është të mbrojë paqen dhe sigurinë.

 

“NATO e ka në protokoll marrëdhënien me FSK-në, dhe nësë ndryshon mandati ndryshojnë edhe marrëdhëniet, ky ishte mesazhi. Ai nuk po thotë as që jam kundër as pro ushtrisë”.

 

Ndër të tjera në daljen e tij për mediat Haradinaj ka thënë se vendimi për ushtrinë është vendim i drejtë i vendit. Sipas tij Kosova nuk pret ndonjë anonimitet për këtë, ngase sipas tij ky është nje vendim i brendshëm i vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *