Subscribe

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj e konsideron të rrezikshme idenë e Minishengenit Ballkanik. Haradinaj thekson se nuk është kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe të mallrave, por është kundër një ideje që i shërben interesave të Kinës e Rusisë të instaluara në Beograd. 

 “Si parim ne nuk jemi kundër qarkullimit të lirë të ideve, të njerëzve, të mallrave, ato janë vlera evropiane dhe ne po angazhohemi për shembull Kosovë-BE, Tiranë-BE, Shkup-BE, secili. Tani një organizim horizontal mes nesh e kam përshtypjen që vjen më shumë për interesa të Kinës e të Rusisë, ato janë të instaluara në Serbi, në Beograd, janë mirë në vend, po dëshirojnë t’i heqin pengesat tjera kufitare, administrative dhe me mujt me u shtri në krejt rajonin tonë. Kosova për shembull ka viza për shtetasit rus, me këtë nënkupton që kur hyn në atë mini-shengen ata hyjnë pa viza gjithkund.”

 

Sipas Haradinajt në rrëthanat aktuale, përballë një Serbie që nuk e njeh ende Kosovën Shtet, një minishengen pjesë e së cilit do të ishte edhe Kosova, do të demtonte interesat e qytetareve te vendit.

 

 “Për ne është specifike, e rrezikshme dhe unë mendoj që Kosova nuk e ka luksin ende me u bë pjesë e këtij mini-shengeni në këto rrethana, do të ndryshonte nëse Serbia e njeh Kosovën, vendosim marrëdhënie bilaterale, hiqen rreziqet e ndërsjella, po sidomos nga Serbia për Kosovën, atëherë po, por në rrethanat e tashme është e pamundur për Kosovën me iu bashkua një zhvillimi të tillë, është i dëmshëm, i rrezikshëm për ne”

 

Lidhur me liberalizimin e vizave, Haradinaj kryeministri ne largim shprehet se pavarësisht skepticizmit, ka ende shpresa që Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në fund të këtij viti.

 

 “Është opsion ende në dhjetor, pra do të mbahet një takim i Këshillit të Evropës në dhjetor, dëshira ime është me hy në rend dite. Sot isha në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e Finlandës, e kanë presidencën e BE-së, vazhdojë të komunikojë me qeverinë gjermane. Jemi në punë për mundësinë, pra me ndodh vendimi në këtë vit, po kryejmë punë edhe me qeveritë e tjera po janë pak të ndjeshme. Ekziston mundësia reale ajo që kishim pas dëshirë është që të paktën një anëtarë i Këshillit, një vend, një shtet, si rasti i Gjermanisë që ministri e ka deklaruar, por tani ta formalizon vendimin që sa i përket Gjermanisë kosovarët mund të udhëtojë pa viza. Kjo kish qenë mirë me ndodh para krishtlindjeve, para vitit të ri. Jemi duke punuar ende, është bukur ngushtë në kohë me thënë të drejtën, bukur vështirë është”

 

Ramush Haradinaj kerkon nga qeveria e re qe te mos heqe taksen ndaj mallareve serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *