E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Video · Rajoni

Haradinaj: Kosova nën presion, duan që të heqim taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e tij për mos heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po i bën vendit presion të panevojshëm pasi në këtë rast Kosova është viktimë.

 

Shefi i qeverisë së Kosovës është shprehur ndër të tjera se platforma që u miratua në parlament është një zë që flet për unitetin e vendit si dhe gatishmërinë që ka shteti për dialog.

 

Ndërkohë më herët gjatë ditës, presidenti serb Alexandër Vuçiç është shprehur me nota proteste dhe zemërimi duke e quajtur platformën për dialogun si të tmerrshme dhe shumë të keqe për Serbinë.

Më shumë video

Reklamë