E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Haradinaj: Kosova e paluhatur në misionin e çrrënjosjes së IS-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova qëndron e “paluhatur” në misionin për çrrënjosjen e grupit militant, Shteti Islamik si dhe elementeve të tjera të ekstremizmit të dhunshëm.

 

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se është duke përcjell me vëmendje operacionin e largimit të trupave ushtarake amerikane nga Siria.

 

Reklamë

Kosova, sipas tij, do të vazhdojë të “jetësojë përgjegjësitë dhe rolin e saj” në operacionet për siguri, si pjesë e koalicionit botëror kundër IS-it që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë kësaj jave ka njoftuar se trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria, pasi siç është shprehur ai, ata kanë përfunduar me sukses misionin e tyre kundër IS-it, dhe se këto trupa më nuk janë të nevojshme në këtë shtet./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë