Kosova po solidarizohet më Shqipërinë për situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi si pasojë e termetit 6.4 ballësh që ka goditur vendin tonë këtë të martë ku jane shenuar 6 viktima dhe mbi 320 te plagosur.

 

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se i shprehu Presidentit Ilir Meta gatishmërinë për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme për të përballuar situatën e rëndë.

 

Haradinaj ndër të tjera në reagimin e tij në Facebook  shkruan se i kërkoj instancat shtetërore të Kosovës që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë qytetarëve shqiptarë.

 

 “Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri.  Kam kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *