Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, komenton sërish për idenë e korrigjimit të kufinjve në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

 

Përmes një prononcim për mediat Haradinaj ka dhënë përgjigje dhe në lidhje me deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, ku theksoi se “kushdo që mendon që korrigjimi i kufijve sjellë luftë, e di edhe vetë që nuk është ashtu”, Haradinaj u shpreh se nuk beson që i është referuar deklaratave të tij.

 

“Nuk besoj që më është referuar mua në ato deklarata. Unë mendoj që detyra jonë është që mbrojmë Kushtetutën dhe integritetin territorial, nuk është e drejtë e jona që të flasim për territore pa mandate. Jam i bindur që synimi i një marrëveshjeje me korrigjim të kufijve është kthim prapa. Marrëveshja më e mirë do të ishte që të jetë paqësore, dhe një e tillë të ndodhë për të gjithë popujt e Ballkanit ngase dihet e kaluara e këtij regjioni”.

 

Ndër të tjera ai ka folur dhe për faktin që Qeveria e tij ka dy ministri me ushtrues detyre, ku u ka bërë thirrje partive politike që udhëheqin me ato ministri që të japin propozimet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *