Si asnjë herë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, doli i vetëm në një konferencë për shtyp, pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Kosovës dhe Bashkimit Europian, që u mbajt në Bruksel.

 

Pati shumë aludime për arsyet e anulimit të konferencës së përbashkët për shtyp me Federika Mogherinin, por Haradinaj, sqaroi se konference u anulua pas tejzgjatjes së çështjeve që kishin në thelb integrimin e Kosovës.

 

Haradinaj theksoi gjithashtu se ka biseduar në Bruksel qëndrimet e tij ndaj Unionit, pasi Kosova është shumë e vonuar në rrugën europiane. Ai e konsideroi padrejtësi vonesën që po i bëhet Kosovës për liberalizimin e vizave, ndërsa nënvizoi dhe domosdoshmërinë e rolit më të madh të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

 

Por, në një njoftim të zyrës së shtypit të shefes së politikës së jashtme Federica Mogherini, pas takimit, theksohet se këshilli rikujtoi se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është në thelb të marrëdhënieve mes unionit dhe Kosovës.

 

Brukseli vlerëson faktin se Prishtina mbetet e përkushtuar për të përmbushur reformat e parashikuara, si sundimi i ligjit e respektimi i të drejtave themelore dhe zhvillimi ekonomik.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *