E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Haradinaj koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie se është arritur marreveshje për krijimin e një koalicioni parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate (PSD).

Ai ka thënë para mediave se marrëveshja për koalicion është votuar me shumicë votash, ndersa kanë qenë edhe dy abstenime.

“I ka pikat programore dhe i ka të gjitha çështjet e tjera përgatitore që të shkohet suksesshëm në zgjedhje”, ka thënë ai kur është pyetur për marrëveshjen.

Ndërkohë ai ka njoftuar se më vonë gjatë ditës do të realizojë një konferencë të përbashkët me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

Reklamë

Diskutimet për koalicion dhe zgjedhje të parakohshme kanë nisur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik të këtij viti pasi u thirr per tu marre ne pyetje nga Gjykata e Hages.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të bëhet shpërndarja e legjislaturës aktuale./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë