Subscribe

Ramush Haradinaj rrëfeu në emisonin Quo Vadis përaballë gazetares Pranvera Borakaj të gjithë qasjen e tij mbi cështjet që shqetësojnë sot shqiptarët në rajon, marrëdheniet mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare,  qasjen kundërshtuese të Kosovës për Ballkanin e Hapur, idene për bashkimin kombëtar, kritikat për Albin Kurtin  deri edhe shpalljen non grata të Sali Berishës.

 

Duke qëndruar pikërisht tek përplasja mes  liderit historic të PD dhe departamentit të shtetit, ish kryeministri I Kosovës bëri apel që të shmanget lufta publike ndaj një aleati strategjik si SHBA.

 

I bëj apel të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që mos ta nxjerrin veten në pozicione të një lufte publike me administratën e Amerikës sidomos kur synojmë për BE. Ne kemi ndikime të tjera më të mëdha si Rusia e të tjerë. Mendoj se kemi nevojë për aleatë si Amerika, për mirëkuptime, edhe nëse ndodh ndonjë tejkalim, ndonjë keqkuptim ka mënyra për t’i zgjidhur çështjet ashtu sic ci zgjidhin familjet tona ose të paktën me interes të ndërsjelltë.

 

Lideri i AAK u ndal edhe tek iniciativa e Ballkanit të Hapur që ka vendosur në pozicione kundërshtuese Shqipërinë me Kosovën.

 

Unë e pëlqej këtë ide, është një ide e mirë, por kjo zbatohet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia. Është e pamundur të ndodhë Ballkani i Hapur me Kosovën, pa njohjen reciproke të Kosovë-Serbi. Përndryshe ne do ta pranonim këtë, ne o të pranonim të jetonim në status quo në vazhdimësi. Pra, ky është dallimi mes qëndrimit të Kosovës dhe në këtë rast në raport me atë të kryeministrit Rama. Ndoshta do të ishte e udhës nga zoti Rama që në funksion të arritjes së Ballkanit të Hapur, të vendosë radhën e gjërave. Çështja e parë që vjen është njohja Kosovë-Serbi, që pastaj të hapemi. Por për tu hapur, fillimisht na duhet të pavarur dhe të njohur. Pra, s’mundesh të ulesh me atë që s’të ka njohur.

 

Haradinaj komentoi edhe rezultatin e zgjedhjeve lokale ne Kosovë duke shigjetuar edhe kryeministrin Kurti që sipas tij mashtroi qytetaret me premtime të pambajtura.

 

Të them të drejtën sinjalet që ka dërguar qeveria, ishin mjaft bindëse për votuesit që të mos vazhdojnë, kishte dhënë shumë premtime. Ishte betuar se nuk do të bënte disa gjëra dhe ato i bëri menjëherë, pra punët e këqija. Kishte thënë që nuk do të bënte korrupsion, nuk do të bënte nepotizëm, nuk do të bënte katër borde militantizëm, i bëri me nxitim, më shpejt se të tjerët. Nuk do të shkojmë në dialog pa parime, vrapuan të shkonin në dialog. Pastaj atë teknikë, janë të shumta elemëntët, janë një listë e gjatë.

 

Haradinaj shtoi në Quo Vadis se bashkimi kombëtar është një proces që mund të vi natyrshëm, por prioritet i dy qeverive duhet të jenë disa vendimi,e si dhënia e nënshtetesise pa burokraci pë të gjithë shqiptarët kudo janë, hekurudha që lidh dy vendet si dhe marreveshja për mbrojtje të ndërsjellte ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *