Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i bindur se NATO do t’i japë mbështetje Forcës së Sigurisë së Kosovës në mandatin e ri që i mundësohet përmes projektligjeve, të cilat tashmë janë miratuar në parim dhe presin leximin e dytë në Kuvend.

 

Përmes një conference për shtyp Gjatë Haradinaj deklaroi se është në kontakt me zyrtarët e NATO-s, dhe se sipas tij, nuk ka hezitime rreth mbështetjes që i jepet FSK-së.

 

Sipas tij, FSK, pavarësisht se nuk do të quhet me emrin ushtri, do ta ketë mandatin ushtarak. 

 

“Dallimi është vetëm ndërrimi i emrit, por mos keni dilema. Jemi thellë të bindur. Ne jemi pjesë e NATO-s dhe ne do të bëhemi me ushtri”.

 

Gjithashtu Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij në lidhje me ndryshimin e kufirit, që doli nga tavolina e bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *