E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Haradinaj: Jemi në opozitë, nuk e votojmë qeverinë e Kurtit të hënën

Më 3 shkurt të këtij viti është caktuar të mbahet seanca plenare për qeverinë e re të Kosovës.

 

Ish-kryeministri në Detyrë, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk ka arritur asnjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se nuk do ta votojë formimin e qeverisë.

 

Reklamë

“Normale që është caktuar seanca pasi që kryhet afati kushtetues. Aleanca nuk voton ndonjë Qeveri të hënën. Ne jemi opozitë dhe nuk di a do të ketë Qeveri të pakicave nuk dua të paragjykoj”, nënviozi Haradinaj.

 

Sipas kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, data për votimin e qeverisë së re është vendosur të mbahet të hënën në orën 11:00.

 

Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dështuan në firmosjen e një marrëveshjeje. Shkak është bërë mosdakordësimi për ndarjen e posteve të larta shtetërore.

Më shumë video

Reklamë