Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj rithekson idenë se shkëmbimi i territoreve është një ide që ka vdekur.

 

Në një takim me kancelarin austriak Sebastian Kurz, kryeministri tha se si kundër reagim për sjelljen e Serbisë kanë marr vendim 10 përqind taksë shtesë për çdo mall të Serbisë dhe Bosnjës.

 

 “Austria është aleat i Kosovës, vet vizita e kancelarit e dëshmon këtë. Jemi të interesuar të arrihet një marrëveshje me Serbinë,  ajo nuk arrihet me ndarje. E përsëris. Këtë ia thash edhe kancelarit. Shkëmbimet, korrigjimet… janë mbulesë që Kosova me jep një pjesë të territorit në këmbim të njohjes”.

 

Sipas tij një  pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mendojnë se çdo gjë e zgjidh tavolina e dialogut, po e vërteta është se Serbia ka qasje armiqësore.

 

Haradinaj tha se kështu vepruan sot me vendosjen e masës për import për produktet e Serbisë dhe Bosnjës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *