Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj vijon të këmbëngulë në idene dhe qëndrimet e tij në lidhje me taksën dhe dialogun.

 

Ai ka qenë pjesë e akademisë përkujtimore për heroin Enver Hadri, ku ka thënë se duhet të merret shembulli i Hadrit që të mos përsëritet historia e ndarjes duke theksuar se Kosova nuk jep tokë në këmbim të njohjes.

 

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është devijuar nga disa qarqe në Kosovë dhe Bruksel duke u shëndrruar në dialog për territore. Prandaj sot na duhet shembull i heroit tonë Enver Hadrit që të mos përsëritet historia”.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij shefi i qeverisë ka shtuar se Kosova nuk jep tokë për njohje dhe se taksa 100 për qind është veprim që pengon fromalizimin e një ndarje.

 

“Kosova nuk jep tokë për njohje edhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *